Rama publikon dëshminë e Rubin në Hagë: Procesi ndaj drejtuesve të UÇK-së po njollos drejtësinë ndërkombëtare

Nga A2 CNN
16 Shtator 2025, 18:48 | Politikë

Rama publikon dëshminë e Rubin në Hagë: Procesi ndaj

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale dëshminë e ish-Ndihmës Sekretarit Amerikan të Shtetit, James Rubin në Hagë, i cili shprehu kritika ndaj Gjykatës Speciale për paraburgimin e ish-drejtuesve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit.

Në një postim në rrjetet sociale, krahas dëshmisë së Rubin, kreu i qeverisë  shkruan se procesi që po mbahet në Hagë ka njollosur drejtësisë ndërkombëtare.

“LIRIA KA EMËR! Nga dëshmia e ish-Ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, në Hagë ku një proces shtangës ka njollosur keq drejtësinë ndërkombëtare…”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Për dy ditë me radhë, ish-Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, James Rubin ka dhënë dëshmitë e tij në procesin që po mbahet në Hagë ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së.

Ish-ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James Rubin gjatë dëshmisë së tij në mbrojtje të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, tha se e shqetëson fakti që ish-krerët e UÇK-së janë mbajtur kaq gjatë në paraburgim, pasi siç tha ai janë dorëzuar vullnetarisht.

Në ditën e dytë të dëshmisë së tij në Gjykatën Speciale, shprehu kritika për trajtimin e të akuzuarve, Hashim Thaçit dhe të tjerëve që po mbahen në paraburgim. Para trupit gjykues, Rubin tha se kjo nuk është drejtësi.

“Më është dukur si fajësim kolektiv për shkak të faktit se i akuzuari ka qenë udhëheqës i UÇK-së. Duke qenë se i kam parë nga afër liderët e UÇK-së. Duke pasur një ide të mirë të funksionimit të UÇK-së unë për tre ditë e kam pa se si janë sjellë ata, se kush ishin përgjegjës, kush ishte komandanti, kush zëvëndësi. Duke pasur këtë lloj njohurie, unë mendoj kjo ka qenë e gabuar, kjo nuk është drejtësi”, theksoi ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos