Gjyqi në Hagë, Rama në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së: Lirinë nuk ua merr dot askush

Nga A2 CNN
12 Shtator 2026, 10:54 | Politikë

Gjyqi në Hagë, Rama në mbështetje të ish-krerëve

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, ndërsa çështja ndodhet në fazën përfundimtare.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama ka shprehur mbështetjen e tij për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, të cilët po gjykohen në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Rama e ka cilësuar procesin si “farsë” dhe ka deklaruar se beson se Hashim Thaçi do të triumfojë.

“Liri për çlirimtarët! Farsa është në ditët e fundit”, shkruan Rama në postimin e tij, duke shtuar se, sipas tij, “lirinë nuk ia merr dot askush”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos