
Sali Berisha ka reaguar pas postimit të Tom Doshit, i cili e akuzoi si mashtrues kreun e PD-së, pas postimit të këtij të fundit se kreu i PSD-së ia kishte mbathur. Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha ia faturon përgjegjësinë SPAK-ut, pasi sipas tij, dje lëshoi lajmin për mandatin e arrestit të Tom Doshit, ndërsa në mëngjes lajmet thoshin se ai është arratisur.
“Më duhet ta filloj këtë fjalë për të informuar shqiptarët se nga ky moment e tutje ajo që dje është njohur si Skapi i partisë, do quhet tani e tutje qendra kombëtare e shpifjes dhe dezinformimit. Ky institucion lëshoi dje pasdite dhe gjithë natën në Tiranë se ka prerë mandatin e arrestit të Tom Doshit dhe se në mëngjes lajmet, po nga këto burime aty afër, vinin se Toma është arratisur. Tani imagjinoni se si bëjnë hetimet këta. Imagjinoni ju teknikat e hetimit”.
Duke shigjetuar SPAK-un, Berisha thotë s elajmet për largimin dhe mandatine arretsit të Doshit janë përhapur prej kësaj strukture.
“Ndaj dhe i ftoj shqiptarët që sa herë të dëgjoni fjalën SPAK, të kujtojnë të lidhur me të qendra kombëtare e shpifjeve dhe mashtrimeve. Toma nuk është arratisur, as ka apo nuk ka mandat arresti, por kjo është një gënjeshtër e tmerrshme që është hapur nga qendra kombëtare e shpifjeve”. (A2 Televizion)
