Harta e re territoriale/ Selenica kundër bashkimit me Vlorën, Maliqi nis konsultimet

Nga Edi Ruçi dhe Gazmend Janku
14 Gusht 2026, 15:04 | Politikë

Takimi i kryeministrit Edi Rama me kryebashkiakët në Kuç të Vlorës, për t’i sqaruar Reformën Territoriale nuk i ka bindur të zgjedhurit vendorë në Selenicë.

Të mbledhur në seancë të jashtëzakonshme së bashku me kryebashkiakun, kundërshtuan sërish projektin e shkrirjes me Vlorën që, sipas tyre, do të dëmtonte përfaqësimin dhe zhvillimin e Selenicës, shkruan A2.

Dëgjesat nisën edhe në Maliq. Takimi i mbajtur në Libonik solli qëndrime të ndara. Një pjesë e banorëve, por edhe përfaqësues të Këshillit Bashkiak, janë shprehur kundër shkrirjes me Korçën.

Nga ana tjetër, nuk kanë munguar as qëndrimet në favor të projektit.

Konsultimet publike do të vijojnë edhe në bashkitë e tjera, ndërsa dokumenti ku PS propozon shkrirjen e 15 bashkive do të kalojë në Parlament prej shtatorit.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos