Erion Veliaj ka lanë ambientet e paraburgimit të Durrësit dhe është nisur drejt Tiranës, ku do të marrë pjesë në seancën publike të Gjykatës Kushtetuese.
A2 CNN ka ndjekur me kamerën e saj momentin kur autokolona e policisë ka dalë nga ambientet e IEVP, ku Veliaj shfaqet i mbuluar me një kapuç të zi.
Erion Veliaj do të lejë për disa orë paraburgimin në Durrës për të marrë pjesë në seancën e Gjykatës Kushtetuese ku do të shqyrtohet ankimimi i tij kundër qeverisë, e cila e shkarkoi nga posti i drejtimit të bashkisë së Tiranës.
Seanca pritet të nisë në orën 10:00 dhe relatore e çështjes është gjyqtarja Sonila Bejtja.
Veliaj kishte shprehur vullnetin për të qenë i pranishëm në këtë seanca dhe për këtë arsye Gjykata kërkoi nga Drejtoria e Burgjeve dhe SPAK që të merrnin masa për shoqërimin e tij. (A2 Televizion)
