Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Bashkinë e Vlorës, ku pritet të zhvillojë një tjetër mbledhje.
Rama është parë të shkojë në Vlorë i vetëm, i pashoqëruar nga ndonjë ministër apo zyrtarë i lartë dhe i veshur me të zeza, shkruan A2 CNN.
Aty është pritur nga kryetari i Bashkisë, Ermal Dredha, Ministri Pirro Vëngu, si dhe drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Vlorën, Bledi Çuçi.
Në takimin e parë me të, vihet re që Rama nuk i ka dhënë askujt dorën dhe ka avancuar pa folur drejt bashkisë.
Kanë qenë edhe disa qytetarë të Vlorës që kanë pritur kryeministrin, teksa i afrohej Bashkisë së Vlorës, raporton A2 CNN.
Po ashtu bëhet e ditur se drejt Bashkisë së Vlorës, ku ndodhet kryeministri, kanë shkuar të gjithë deputetët dhe kandidatët për deputetë të qarkut, si dhe punonjës të administratës.
Sipas burimeve në takim do të flitet për një sërë problematikash, punësh të mbartura, turizmin, hapësirën publike, rendin dhe sigurinë, pastërtinë në qytet, por nuk do të mungojnë as diskutimet për investimet. (A2 Televizion)