Rama nuk i ndahet Vlorës, tjetër vizitë në Bashki, çfarë pritet?

Nga A2 CNN
7 Korrik 2025, 08:20 | Politikë

Rama nuk i ndahet Vlorës, tjetër vizitë në Bashki,

Sipas burimeve të sigurta nga brenda bashkisë së Vlorës në ora 09:00 kryeministri Rama do të zhvillojë një tjetër vizitë në Vlorë.

Ai do të ndalet sërish në bashkinë e qytetit bregdetar ku do të ketë një tjetër mbledhje. Kësaj radhe mbledhja do të jetë pak më ndryshe pasi prezent në të do të jenë të gjithë ata të cilët po angazhohen në task forcën e turizmit që është ngritur këto ditë.

Në mbledhje nuk do të mungojnë as grupet e punës të ndarë për vlerësimin e performancës dhe kandidatëve.Do të jetë prezent sigurisht kreu i bashkisë së Vlorës Ermal Dredha si dhe deputetë të Vlorës.

Sipas burimeve në takim do të flitet për një sërë problematikash, punësh të mbartura, turizmin, hapësirën publike, rendin dhe sigurinë, pastërtinë në qytet por nuk do të mungojnë as diskutimet për investimet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos