“Rama është Ajatollahu i Shqipërisë”, avokati: Bashkitë, si komitetet ekzekutive në komunizëm

Nga A2 CNN
5 Korrik 2025, 21:04 | Politikë

“Rama është Ajatollahu i Shqipërisë”, avokati:

Avokati Kujtim Cakrani ka sulmuar kryeministri Edi Rama në studion e “Off the Record” në lidhje me ndërhyrjen që ky i fundit bëri gjatë kësaj jave në bashkinë e Vlorës.

Cakrani e krahasoi Ramën me ajatollahët e Iranit dhe bashkitë e vendit me komitetet ekzekutive të kohës së komunizmit, ku vendoste lideri.

“Rama sot është Ajatollahu i Shqipërisë sepse kontrollon të gjitha pushtetet. Është i plotfuqishëm. Nuk është hera e parë që ndërhyn në bashkinë e Vlorës. Bashkitë janë kthyer si komitete ekzekutive në kohën e diktaturës. Dhe mesa duket nuk ka asnjë ndryshim, pasi vendos vetëm lideri. Ne bëjmë zgjedhje për pushtetin vendor dhe prandaj është ligji i vetëqeverisjes.

Ai e përcakton qartë mënyrën e vetëqeverisjes. Nuk ka asnjë mundësi që kryeministri të merret me një drejtor në Bashki. E kanë kthyer në një leckë Dredhën, i kërkon llogari lloj e lloj robi. Këtu ka marrë fund çdo gjë. Nuk ka ligj”, tha Cakrani. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos