“Ishte shtetrrethim, sikur po na sulmonte Serbia!”, Aktivisti: Mosbindja civile do përshkallëzohet

Nga A2 CNN
8 Shtator 2026, 20:29 | Politikë

Aktivisti Ilir Xhemalaj tha se protesta qytetare para Kryeministrisë dhe Parlamentit ka hyrë tashmë në fazën e mosbindjes civile.

I ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, aktivisti i cili u shfaq me vezë në studio, tha se mosbindja civile do përshkallëzohet deri në realizimin e qëllimeve.

Masat e marra sot nga Policia e Shtetit, Xhemalaj i konsideroi si një “shtetrrethim”, sikur vendi të ishte duke u sulmuar nga Serbia.

Atje kishin ardhur 1600 policë, të armatosur, për të sekuestruar këto vezë! Sot ka qenë një shtetrrethim, sikur po vinte dhe po i sulmonte serbi, jo sikur ishin shqiptarë ata në shesh që kërkonin ndryshimin e sistemit. Ne do jemi në Parlament derisa qeveria Rama të japë dorëheqjen dhe derisa Berisha të largohet nga PD. Kërkojmë dorëheqjen e të dyve, ndryshimin e sistemit. Ne nuk largohemi, kjo protestë arriti 100 ditëshin. Sot kemi kaluar te mosbindja civile. Më 31 gusht kam shpallur mosbindjen civile dhe në datën 1 e filluam. Do vazhdojmë përshkallëzimin e mosbindjes civile deri në realizimin e qëllimeve tona. Kjo është e panegociueshme”, tha Xhemalaj.

“Ishte shtetrrethim, sikur po na sulmonte Serbia!”, Aktivisti: (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos