Deputeti i PD-së Belind Këlliçi u paraqit paraditen e kësaj të enjteje në Gjykatën e Posaçme. Pas daljes nga GJKKO, në një deklaratë për mediat Këlliçi tha se ishte në seancën e parë të dosjes “5D”, drejtorëve të bashkisë Tiranë që ndodhen në paraburgimin e Fierit.
Këlliçi theksoi se u pyet si dëshmitar dhe kallëzues për dosjen “5D”. Gjatë seancës pati edhe debate dhe tensione mes deputetit demokrat dhe avokatëve të ish-drejtorëve të Bashkisë Tiranë, shkruan A2 CNN.
Këlliçi ka depozituar disa padi në SPAK për abuzime sipas tij në Bashkinë e Tiranës. Këlliçi ishte ndër denoncuesit e parë sa i takon aferës “5D” duke çuar më pas në arrestimin e ish-zyrtarëve të Bashkisë. Në gjyqin për ish-drejtorët e bashkisë janë disa dëshmitarë mes të cilëve edhe Arbjan Mazniku. (A2 Televizion)