
Presidenti Bajram Begaj është shprehur thellësisht i pikëlluar për tragjedinë e ndodhur në Domë të Shkodrës, ku humbën jetën një nënë e re dhe dy fëmijët e saj.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale kreu i shtetit u ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe të afërmeve të viktimave.
“Jam thellësisht i pikëlluar nga tragjedia në fshatin Domë të Shkodrës, ku humbën jetën një nënë e re dhe dy fëmijët e saj. Ngushëllimet e mia më të sinqerta shkojnë për familjarët dhe të afërmit e viktimave. Mendimet e mia janë me ta në këtë dhimbje të madhe. U prehshin në paqe!”, tha Begaj.
(A2 Televizion)