Jurgis Çyrbja tregon pse la mandatin e deputetit

Nga A2 CNN
11 Tetor 2024, 11:23 | Politikë

Edhe pse ende nuk ka një njoftim nga SPAK për akuzën e ngritur ndaj socialistit Jurgis Çyrbja, burime për A2 CNN konfirmojnë se ai është marrë i pandehur për shpërdorim detyre. Gazetari i a2 CNN Armand Bajrami tha në një lidhje të drejtpërdrejtë se, pas daljes nga Prokuroria e Posaçme, Çyrbja zgjodhi të mos komentonte për gazetarë, por u tha të kërkonin informacione në SPAK.

“Sot në dalje nga SPAK Çyrbja zgjodhi të mos ndante komente për gazetarët dhe iu tha të kërkonin informacion të mëtejshëm në SPAK. Jo zyrtarisht konfirmohet se Çyrbja është marrë i pandehur për shpërdorim detyre, por nuk ka njoftim zyrtar për akuzën e ngritur ndaj tij”, u shpreh gazetari i A2.

Sipas burime jo zyrtare të SPAK për A2 CNN konfirmohet se “i është komunikuar akuza për një episod në vitin 2014, kur mbante detyrën e kreut të Hipotekës së Durrësit, ku kishte firmosur të njëjtën praktikë për dy persona të ndryshëm”, tha gazetari Bajrami.

I pyetur nga gazetarët për arsyet e dorëzimit të mandatit të deputetit ai përsëriti se e ka dorëzuar atë për arsye arsye shëndetësore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos