Kandidati i pavarur në Vlorë, Gjergji Nika: Patronazhistët duan të nxjerrin me dhunë administratën, politika sot merr leksion

Nga A2 CNN
9 Nëntor 2025, 11:20 | Politikë

Kandidati i pavarur në Vlorë, Gjergji Nika: Patronazhistët duan

Kandidati i pavarur për Bashkinë e Vlorës, Gjergji Nika, thotë se pjesëmarrja e ulët në këto zgjedhje është një mesazh i qartë për politikën në Vlorë. Ai tregon se ka presione nga administrata për të dal dhe për të votuar.

“Është një ditë shumë e rëndësishme për qytetarët e Vlorës. Në dy vite kemi ndryshuar tre kryetarë bashkie, jo më kot kemi ardhur në zgjedhje dhe i ftoj të gjithë që të dalin të votojnë masivisht. Është shumë e rëndësishme që vota të jetë e saktë, e pastër”, tha Gjika, pas votimit, ku u shfaq me dy gishtat lart.

“Interesi ka qenë i ulët. Do të ketë një bojkotim të klasës politike. Klasa politike sot do të marrë një leksion! Dhe leksioni do të fillojë nga Vlora. Ua garantoj të gjithë qytetarëve të Vlorës që vota e tyre do të lexohet me ndershmëri dhe të gjithë ata numërues që do të vijojnë pas votimit do të përgjigjen përpara ligjit nëse vota tjetërsohet.

Kam informacionet e mia, që pas orës 1 ose 2 të drekës, të gjithë patronazhistët të cilët po patronazhojnë votën përmes punësimit, duan të nxjerrin administratën me dhunë nga shtëpia, dhunë psikologjike, që të dalin të votojnë kandidatin e tyre. Administrata i ka braktisur. Edhe ata që do të shkojnë të votojnë, do të votojnë kundër. Duhet të jetë e tillë pasi e keni parë çfarë ka ndodhur në Bashkinë e Vlorës”, tha Nika. Sa i përket pjesëmarrjes së ulët, ai shtoi: “Sipas meje, përqindja në këto zgjedhje nuk e kalon 15%”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos