Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve (KAS) ka rrëzuar me shumicë votash kërkesat e Partisë Demokraitke, Aleanca për Shqipërinë Madhështore, për të shpallur pavlefshmërinë e zgjedhjeve në qarqet Elbasan, Durrës, Fier dhe Tiranë.
Këto janë 4 qarqet e fundit ku KAS merr vendim për vlefshmërinë e zgjedhjeve, të cilët kaluan në procesin e rinumërimit dhe të rivlerësimit të materialeve zgjedhore, shkruan A2.
Pas këtij vendimi, demokratët kanë 5 ditë kohë që t’i drejtohen Kolegjit Zgjedhor për të parashtuar pretendimet e tyre për pavlefshmërinë e zgjedhjeve. (A2 Televizion)