Kryeministri Edi Rama ka publikuar sërish në Instagram pamje nga operacioni i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit në Theth, ku po shemben disa ndërtesa të ndërtuara pa leje.
“Natyrisht që të gjitha kabinat e “fshatit turistik” të kriminelit që plagosi Thethin do i marrë shteti dhe skuadra e Bashkisë Shkodër nuk do të largohet nga Thethi pa e shëruar zemrën e qytezës magjike, ndërkohë që Ministria e Drejtësisë po përgatit denoncimin e skandalit “Gjeli” në Këshillin e Lartë të Prokurorisë”, shkruan Rama në rrjetin social, shkruan A2.
Kryeministri akuzoi më herët edhe organet e drejtësisë, konkretisht prokuroren Elsa Gjeli, se ka refuzuar të hetojë rastin. “Një krim i shumëfishtë për të cilin një prokurore e quajtur Elsa Gjeli ka refuzuar të hapë çështjen, duke hedhur në kosh denoncimin e Policisë së Shtetit”.
(A2 Televizion)