Belind Këlliçi, deputet i Partisë Demokratike, ka akuzuar ministren e Brendshme, Albana Koçiu, pasi, sipas tij, ajo nuk po mban përgjegjësi për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja.
Këlliçi tha se Koçiu shkarkoi zv/ministrin e Brendshëm për një cigare, ndërsa nuk mban përgjegjësi për vrasjen në sallën e gjyqit, shkruan A2.
“Është absurde kjo që bëni. Ndërkohë që kaloni në lupë çdo fjalë të opozitës, nuk dëgjoni fyerjet e ministres së Brendshme. Po flasim për një ministre që aktin e saj të parë në zyrë e ka shkarkimin e zv/ministrit të Brendshëm se piu duhan. Dhe e njëjta ministre e Brendshme refuzon të mbajë përgjegjësi për vrasjen e një gjyqtari në sallë gjyqi. E padëgjuar në botë!”, tha Këlliçi.
(A2 Televizion)