Këlliçi zbulon se kush është Nesti Angoni: Ka ambicie për bashkinë e Tiranës

Nga A2 CNN
17 Korrik 2025, 22:31 | Politikë

Këlliçi zbulon se kush është Nesti Angoni: Ka ambicie

Një deklaratë të fortë ka bërë demokrati Belind Këlliçi në studion e Debat në A2 CNN, duke thënë se sipas mendimit të tij një prej 3 ministrave që ka caktuar kryeministri Rama për të monitoruar punët e bashkisë Tiranë, është denoncuesi anonim Nesti Angoni, që çoi dhe kryebashkiakun Veliaj pas hekurave.

Sipas Këlliçit, ministrat Balluku, Gonxhja dhe Manastirliu kanë ambicie për të drejtuar bashkinë e Tiranës, duke përjashtuar Petrit Malaj.

“A do të kemi zgjedhje në Tiranë… Ende nuk dihet. Kryeministri u shpreh se nuk ishte i sigurt çfarë do të ndodhte me vendimin e Gjykatës së Lartë. Dhe mesa duket do të kemi zgjedhje dhe në bashkinë e Tiranës. Tani do të shohim raportin e Ballukut, me vlerësimin e punës së aparatit të Bashkisë së Tiranës. Balluku ka afrimitetin më të lartë me Veliajn, mendoj se Rama i ka bërë një qokë duke vendosur motrën e tij. Të njëjtin aparat që ka pasur në bashki, Rama e ka zhvendosur atë dhe në qeveri.

Nuk e di se kë Rama do të përcaktojë për Tiranën, por do të jetë kukulla e tij. Duhet të demontojmë atë që ka ndodhur në 11 maj dhe t’ua bëjmë të ditur qytetarëve. I takon PD të gjejë modalitetet për të rezultuar e suksesshme në zgjedhjet e pjesshme lokale. Unë dhe në 2023 isha i vetëdijshëm që po hyja në një garë të pabarabartë. Gjatë fushatës kam bërë shumë denoncime aferash. Unë e kam bërë detyrën dhe jam anatemuar, më është kërkuar mua se përse vidhte 5D.

Nesti Angoni duhet të jetë mes 4-ëshe që drejton punët në Bashki. E gjithë veprimtaria e Nestit është për të arritur në këtë ditë. Të katërt kanë ambicie për Tiranë. Malajn e përjashtoj. 3 janë për hir të vërtetës. Njëri prej tyre është Nesti Angoni”, tha Balluku në A2 CNN.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos