Sherri për mandatin e deputetit, Lapaj letër KQZ-së: Të respektohen dorëheqjet e kandidatëve në listën e mbyllur

Nga A2 CNN
17 Korrik 2025, 16:12 | Politikë

Sherri për mandatin e deputetit, Lapaj letër KQZ-së: Të

Adriatik Lapaj ka dërguar në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve një shkresë ku kërkon nga Ilirjan Celibashi respektimin e dorëheqjeve të kandidatëve në listën e mbyllur.

Shkresa e depozituar këtë të enjte nënvizon se dorëheqja është bërë nga kandidimi dhe si e tillë, emrat në listën e mbyllur kanë humbur të drejtën e përfitimit të mandatit, shkruan A2 CNN.

Shkresa mbyllet me kërkesën që mandati t’i kaloj Adriatik Lapajt, si kandidati i renditur i pari me numrin më të lartë të votave në listën e hapur të koalicionit ‘Nisma Shqipëria Bëhet’.

Kujtojmë se gjatë ditëve të fundit ka nisur një ‘luftë’ me distancë mes Lapajt dhe Endri Shabanit, pasi daja i këtij të fundit, i renditur në listë të mbyllur, ka kërkuar mandatin e deputetit, me pretendimin se nuk ka firmosur dorëheqje më parë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos