Po shkon drejt fundit edhe numërimi i votave në qarkun e Gjiirokastrës. Nga të dhënat zyrtare të KQZ-së mësohet se deri më tani janë numëruar 197 kuti nga 198 të tilla, ku Partia Socialiste ka marrë 62% të votave ose ndryshe 3 mandate dhe PD me 29% të votave të përkthyer në një mandat.
Por teksa në listën e sigurt të PS-së është drejtuesja politike e qarkut, Mirela Kumbaro, cilët janë dy emrat më të votuar?
Nga të dhënat e KQZ-së mësojmë gjithashtu se kur ka mbetur edhe një kuti pa numëruar, kryeson emri i ish-kryebashkiakut të Tepelenës Tërmet Peçi me 5967 vota, i ndjekur nga përmetarja Anila Dhimitri me 3128 vota. Më pas renditen Piro Dhima me 2582 dhe Shyqyri Hysi me 1566 vota. (A2 Televizion)