Sipas Kodit Zgjedhor subjektet politike kishin nga 3 vende të sigurta në qarkun e Korçës, ndërsa mandatet u ndanë 6 me 4 në favor të Partisë Socialiste.
Ndërsa ka nisur dhe numërimi i votave për kandidatët, ka nisur dhe shkëputja e më të preferuarve në të dyja krahët që mund të jenë pjesë e parlamentit të ardhshëm.
Deri në këto momente në Korçë janë numëruar 37 kuti dhe në radhët e listës së hapur nga PD kryeson Kristiano Koçibelli. Por gara është tepër e ngushtë me Enton Çaçanin dhe Andrea Manon.
Te Partia Socialiste e cila fut 3 deputetë nga lista e hapur në Korçë, deri në këto momente më të votuarit janë Ilirian Pendavinji, i shkëputur ndjeshëm, i ndjekur nga Eslemvera Zake, Vinjola Rota, Besa Spaho dhe Arian Jaupllari. (A2 Televizion)