Është mbyllur numërimi për qendrën e votimit në Burgun e Durrësit, ku Partia Socialiste ka marrë shumicën dërrmuese të votave, raporton A2 CNN.
Sipas shifrave zyrtare, PS ka siguruar 148 vota, PD 35, ndërsa partitë e tjera vetëm 3 vota në toal.
Në këtë burg ndodhen edhe katër zyrtarë socialistë: Erion Veliaj, Ilir Beqja, Jurgis Çyrbja dhe Alqi Bllako. Më 11 maj ata nuk pranuan të votojnë para kamerave.
Në burgun e Durrësit janë 240 të burgosur. 195 prej tyre janë lejuar të votojnë ndërsa pjesa tjetër janë ndaluar për shkak të dënimeve të formës së prerë. (A2 Televizion)