Kodi i ri zgjedhor, Basha sulmon PD-PS: U bënë bashkë deputetë që nuk i voton as shtëpia e vet

Nga A2 CNN
25 Korrik 2024, 19:25 | Politikë

Kodi i ri zgjedhor, Basha sulmon PD-PS: U bënë bashkë

Dakordësinë mes PS dhe PD për kodin e ri zgjedhor, Lulzim Basha e kritikoi ashpër sot gjatë një takimi me ata që i quan demokratët Euro-Atlantik.

Me listat e hapura që ai shprehet se synonte, tashmë jashtë loje, Basha gjykon se me skemën e 1/3 të listës së mbyllur dhe 2/3 të hapur, do të jenë disa deputetë që nuk i voton as shtëpia e vetë që do të përfaqësojnë shqiptarët si ligjvënës në Parlament.

“Deputetë që nuk i voton as shtëpia e vet, nga një anë të korruptuarit e PS, në anën tjetër ata që shitën kauzat e opozitarizimit, duke liruar me amnistinë ata që u dënuan nga SPAK, janë bërë bashkë për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Ata që duhet të jenë rojtarë të vlerave të demokracisë, janë po aq të korruptuar sa ata që janë në pushtet. Bashkë i ndërtojnë kullat, bashkë i kanë prokurorët dhe gjyqtarët, por u ka dalë nga kontrolli SPAK, ndaj janë edhe në panik, kanë lëshuar alarmin ‘SOS’.”

Sipas Bashës për të gjitha arsyet e mësipërme, PD dhe PS shkatërruan Komisionin e Reformës Zgjedhore dhe krijuan një nënkomision 3 me 3 që pazaret i bënte diku tjetër.

“Ndaj u bënë bashkë, sepse kështu e duan Shqipërinë. Ndaj edhe i rrëzuan propozimet e Partisë Demokratike, që ishin për listat e hapura, për votimin dhe numërimin elektronik, për barazinë e votës, për votën e diasporës”, tha Basha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos