Ndryshimi i rregullores së Kuvendit, Berisha: Do e dërgojmë në Kushtetuese

Nga A2 CNN
16 Shtator 2025, 14:39 | Politikë

Ndryshimi i rregullores së Kuvendit, Berisha: Do e dërgojmë

Partia Demokratike do të dërgojë në Gjykatë Kushtetuese vendimin e sotëm të Parlamentit për ndryshimin e rregullores. Sali Berisha, nga mbledhja e grupit parlamentar, pohoi se do t’i drejtohen Kushtetueses për të pezulluar vendimin pasi, sipas tyre, është shkelur procedura.

Sali Berisha deklaroi gjithashtu se “të vendosësh një Parlament dhe jetën e tij në shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe rregullores është një akt madhor, i papërgjegjshëm, është një atentat i rëndë ndaj rendit kushtetues të vendit”.

“Është një dëshmi tjetër e zëvendësimit në këtë vend të shtetit ligjor me narkoshtetin. Në këtë kontekst unë e dënoj me forcën më të madhe një akt të tillë, një fillim të tillë dhe ndryshe nuk mund të ishte nga ky grup njerëzish. Imagjinoni ju se çfarë janë të aftë të bëjnë. U shkel Kushtetuta, u shkel rregullorja e parlamentit, institucionit më të rëndësishëm pas Kushtetutës në Shqipëri. Është institucioni numër 1 kushtetues i vendit dhe rregullorja e tij është ligji më i rëndësishëm pas Kushtetutës”, deklaroi kreu demokrat.

“U procedua në mënyrë antikushtetuese dhe antirregullore. Por, edhe me ndryshimet që iu bënë komisioneve përbëjnë një akt flagrant të ngushtojnë hapësirat e komunikimit të opozitës në komunitetin ndërkombëtar. Pa diskutim Komisioni i Integrimit ishte komisioni në të cilën opozita do të paraqiste të gjithë qëndrimet e saj në interes të procesit të integrimit”, shtoi Berisha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos