
Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike i ka dërguar një shkresë Ministrisë së Jashtme lidhur me udhëtimin e kreut të PD-së, Sali Berisha, drejt Shteteve të Bashkuara.
Burime bëjnë me dije se shkresa është dërguar pas kërkesës së PD-së për udhëtimin e Berishës në SHBA, ku ai pritet të marrë pjesë në Konventën Kombëtare Republikane, që do të mbahet më 9 dhe 10 shtator në Dallas, Teksas.
Berisha ka marrë ftesë nga IDU për të qenë pjesë e aktivitetit. Ftesa është firmosur nga sekretarja e përgjithshme e organizatës, Tina Mercep.
Java e parë e shtatorit pritet të jetë mundësia e parë që Berisha të udhëtojë drejt SHBA-së, pas heqjes së sanksionit amerikan ndaj tij. (A2 Televizion)