“Lista top secret që askush nuk e di”, Krasniqi: Deputetët e PD shkojnë në Parlament pa patur një strategji

Nga A2 CNN
18 Nëntor 2025, 20:56 | Politikë

“Lista top secret që askush nuk e di”, Krasniqi: Deputetët

Politologu Afrim Krasniqi ka lëshuar kritika ndaj opozitës për strategjinë e re parlamentare që ajo ka zgjedhur.

Në Off the Record, Krasniqi u shpreh se ka dy nisma në parlament, njëra prej të cilave parashikon 130 akte prioritare, që Shqipëria duhet t’i përmbushë në rrugëtimin e saj drejt BE dhe që konsiderohet top secret. Duke qenë se mazhoranca i ka votat për miratimin e tyre, opozita duhet të ketë një plan B.

“Është e nevojshme të diskutohet se kush do të jetë qasja e opozitës në parlament, në realitetin e ri. Opozita nuk i ka kuptuar raportet e reja parlamentare. Ka dy nisma në parlament. Një është që të gjitha aktet që lidhen me Bashkimin Evropian duhet të kalojnë për dy javë dhe së dyti po ndodh fenomeni tjetër që Shqipëria ka një listë detyrimesh që nuk i bëhet publike qytetarëve shqiptarë. Askush në Shqipëri nuk e di kush është lista e rreth 130 akteve prioritare që duhen miratuar nga parlamenti. Konsiderohet top secret. Një opozitë serioze duhet të ketë një plan B. 50 mandate nuk janë pak. Ata shkojnë në parlament pa një strategji dhe prandaj janë në këtë situatë”, tha Krasniqi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos