
Aulon Kalaj mendon që Partia Demokratike duhet të mblidhte Këshillin Kombëtar për të marrë një vendim në lidhje me aksionin politik që ajo duhet të ndërmarrë.
I ftuar në Off the Record, Kalaja deklaroi se duhet një analizë, një rishikim listash në PD, pasi brenda në Këshill ka servilë, por edhe nga ata që po zgjedhin të shkojnë drejt PS.
“Nga lidershipi na u tha që nuk do të jetë protestë kombëtar. Për mua ishte një matje pulsi. Mendoj që duhet të ishte mbledhur Këshilli Kombëtar për të marrë një vendimmarrje për aksionin politik. Aty ka burra të zgjuar, por edhe servilë. Mosbërja e analizës na ka penalizuar në raport me zgjedhjet me të vërtetën.
Duhet të shohim njerëzit që na kanë ikur, që janë bashkuar me PS. Ka dhe të tjerë që do të ikin. Ke njerëz që në opozitë gjuajnë ndonjë fishek, hedhin ndonjë silur. Ka njerëz të ndryshëm. Ka njerëz që janë në nevojë. Normalisht që do të shkojnë”, tha Kalaja për gazetarin Andrea Danglli. (A2 Televizion)
