
Politologu Afrim Krasniqi ka komentuar në Off the Record protestën e një dite më parë që u organizuar nga opozita para kryeministrisë.
Sipas Krasniqit, është shqetësuese që një parti e ndërton aksionin politik në funksion të thirrjeve të SPAK.
“Shqipëria nuk shquhet për një vend ku qytetarët reagojnë për kauza publike. Shumica e popullsisë kanë qenë të trembur të qënit në opozitë. Kjo është kosto e vendeve që kanë deficite në formimin demokratik. Sa më shumë të ketë shtresë të mesme aq më e fortë është demokracia. Kemi individë që pranojnë nënshtrimin në shkëmbim të një komoditeti, statusi social.
Kam përshtypjen që PD është në udhëkryq dhe shpik kauza. Ndodhën zgjedhjet në 5 bashki… dhe u shpik kjo lëvizje pa top, pa objekt, subjekt. Në moment kur një seli e ndërton aksionin në funksion të thirrjeve të SPAK aty nuk bëhet më fjalë për politikë. Duhet të shqetësohemi kur nuk ka protestë pasi gjërat nuk po shkojnë mirë në vend”, tha Krasniqi në A2 CNN. (A2 Televizion)
