Rama prezanton buxhetin, opozita i kthen kurrizin

Nga A2 CNN
19 Nëntor 2025, 11:04 | Politikë

Kryeministri Edi Rama është ngritur të prezantojë buxhetin për vitin e ardhshëm në Parlament, por deputetët e opozitës zgjodhën të ngrihen dhe t’i kthejnë kurrizin, në shenjë proteste kundër tij. “Më mirë shpina se sa fytyra juaj”, u tha Rama deputetëve opozitarë, përcjell A2 CNN.

Më pas ai iu drejtua deputetit të PD, Flamur Noka. “Dëgjova që akuzove kryetarin e Kuvendit (Niko Peleshin) për besnikëri të verbër ndaj kryetarit të partisë. Për këtë ty nuk ta merr kush. Madje duhet të quhesh Besnik Falmur Noka”, i tha Rama. “Në Shqipëri krahasohesh vetëm me Shefqet Peçin, ndërsa në botë je “rrotë më rrotë” me Lei Feng”.

Në këtë moment, Flamur Noka u kthye dhe iu përgjigj: “Më mirë me Lei Feng se sa me Escobar-in”.

Rama prezanton buxhetin, opozita i kthen kurrizin (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos