Mbledhja e qeverisë, cilat janë ndryshimet në kabinet?

Nga A2 CNN
25 Shtator 2025, 17:51 | Politikë

Mbledhja e qeverisë, cilat janë ndryshimet në kabinet?

Në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave janë marrë disa vendime që lidhen me ndryshimet në përbërjen e disa institucioneve.

Kështë, Edona Bilali emërohet zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, ndërkohë që Silva Caka emërohet zëvendësministër i Punëve të Brendshme.

Eugena Tomini do të jetë zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe Andi Mahila, lirohet nga detyra e zv.ministrit të Brendshëm.

Mira Kapisyzi zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, lirohet nga kjo detyrë.

Po ashtu, në mbledhjen e qeverisë, me propozim të Këshillit Bashkiak u shkarkua dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos