PD sërish me primare për kreun e Bashkisë? Strazimiri: E ndërlikuar për ne

Nga A2 CNN
25 Shtator 2025, 14:54 | Politikë

PD sërish me primare për kreun e Bashkisë? Strazimiri: E

Deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, në një lidhje direkte me studion e “Puls” nga Bruna Çifligu, në A2 CNN, shpjegoi pse opozita nuk ka shpallur ende kandidaturën për Bashkinë e Tiranës.

“Procesi i përzgjedhjes së kandidaturave në PD është proces që nuk e vendos më i pari, siç e ka të caktuar qeveria. Te ne është proces më i komplikuar, e zgjedhim me primare. Mos prisni që të bëhet një mbledhje dhe të dalë dikush e të thotë do të jetë filani kandidat. Ajo që më shqetëson është fakti se cilido që të dalë kandidat, në këtë vend nuk bëhen më zgjedhje. Këtë ta thotë OSBE-ja”, u shpreh Strazimiri.

“Ke përballë partinë-shtet, qytetari nuk ka asnjë shans për të zgjedhur i lirë. Këtu vetëm votohet”, shtoi Strazimiri.

Por, sipas tij, Partia Demokratike ka marrë vendim politik që të mos bojkotojë zgjedhje dhe prandaj do të marrë pjesë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos