Me liderët e Ballkanit Perëndimor, Kos: Reformat janë të vështira, por “liga” e BE ka standarde të larta

Nga A2 CNN
1 Korrik 2025, 11:05 | Politikë

Me liderët e Ballkanit Perëndimor, Kos: Reformat janë të

Në tryezë me liderët e Ballkanit Perëndimor ne Shkup, Komisionerja e Zgjerimit Marta Kos ua bëri të qartë sa pa bërjen dhe implementimin e reformave nuk do të ketë anëtarësim në BE dhe as rimbursim të plotë të fondeve nga plani i rritjes. Nëse çdo lider do të sforcohet për të reformuar vendin, atëherë disa prej tyre, sipas Kos mund të bëhen vende anëtare të BE-së brenda mandatit të saj.

“Të bashkuar jemi më të fortë. Për herë të parë në historinë e Europës, nëse e bëjmë siç duhet procesin e zgjerimit, mund të bashkojmë Euorpën tonë. Por  Euopa nuk mund të jetë e bashkuar pa Ballkanin Perendimor. Dua të jem shumë e qartë, që në këtë moment ka një konsensus të plotë për zgjerimin, nuk ka qenë në të shkuarën, por kjo dritare mund të mos qëndrojë e hapur në pafundësi. Shqipëria ka hapur 3 grupe kapitujsh në 6 muajit e fundit dhe nëse vijon me këto ritme mundë të hapim të gjithë kapituj brenda këtij viti. Ne po presim qeverinë e re zoti Kurti për të vendosur shumë energji në procesin e negociatave. Tani po lëvizim në Serbi dhe shpresoj që së shpejti të ecim përpara”.

Kos tha se vendet kanë dy javë kohë për të dorëzuar raportin për agjendën e reformave për të përfituar nga plani i zhvillimit.

“Plani i zhvillimit do t’ju ndihmojë për reformat. Dy javë keni kohë për të dorëzuar raportin e dytë për agjendën e reformave të shteteve që drejtoni. E di që reformat janë të vështira, por është një proces që do t’ju japë mundësinë për të luajtur në të njëjtën ligë me vendet anëtare të BE. Do ta quaja Premier League”.

Sipas sa nga fondet që do t’ju rimbursohen, 50 % do të shkojnë në ndihmën tuaj për të ndihmuar në investimin për ndërtimin e rrugëve, hekurudhave, parqe fotovoltaike dhe infrastrukturën digjitale.

“Rritja dhe zhvillimi është në duart tuaja për t’i tregua BE që ju jeni të gatshme për më shumë. Vendet e BE po ju monitorojnë. Dhe sigurisht të shikojmë që disa prej jush ndoshta mund të bëhen vende anëtare të BE gjatë mandatit tim”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos