Ali Ahmeti ndan foto nga takimi me Ramën: Takim vëllazëror në Shkup

Nga A2 CNN
1 Korrik 2025, 08:06 | Politikë

Ali Ahmeti ndan foto nga takimi me Ramën: Takim vëllazëror

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Shkup në ditën e dytë të takimit për planin e rritjes BE-Ballkani Perëndimor. Gjatë qëndrimit atje ai është takuar me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti. Ky i fundit ka ndarë në rrjetet sociale fotot nga takimi që e quan vëllazëror dhe shprehet se ka folur me kreun e qeverisë shqiptare për kërcënimet ndaj Marrëveshjes së Ohrit, marrëdhëniet ndëretnike në vend dhe forcimin e raporteve shtetërore mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Ali Ahmeti ndan foto nga takimi me Ramën: Takim vëllazëror

“Takim vëllazëror në Shkup me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, në kuadër të Konferencës për Bashkimin Europian.

Në një kohë kur Shqipëria është në një rrugë të pakthyeshme drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, e ritheksuam se edhe Maqedonia e Veriut duhet të jetë pjesë e kësaj rruge. E ardhmja europiane e rajonit është e përbashkët, nuk ka ndarje në këtë proces.

Diskutuam për:

– Kërcënimet serioze ndaj Marrëveshjes së Ohrit;

– Marrëdhëniet ndëretnike në vend;

– Rëndësinë e forcimit të raporteve shtetërore mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë.

Ky ishte një takim i sinqertë, me thellësi politike dhe vëllazërore, në funksion të barazisë dhe perspektivës europiane.

Falënderoj Kryeministrin Rama për mbështetjen e vazhdueshme të barazisë dhe rrugës europiane të Maqedonisë së Veriut”, shkruan Ahmeti.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos