Nigel Farage pranon ftesën e Ramës: Do të vijë në Shqipëri

Nga A2 CNN
30 Qershor 2025, 23:13 | Politikë
Nigel Farage pranon ftesën e Ramës: Do të vijë në
Foto e publikuar nga kryeministri Edi Rama në X.

Debati mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetit britanik Nigel Farage mbi emigrantët shqiptarë në Britaninë e Madhe vijon në rrjetet sociale.

Në një video të fundit të publikuar në Instagram, Farage shprehet se e pranon ftesën e Ramës për të ardhur në Shqipëri dhe për të diskutuar nga afër çështjen e emigracionit dhe të burgosjes së shqiptarëve në Britani.

“Nuk mund ta shpikësh këtë! 1 në 50 shqiptarë në Britani është në burg dhe unë fola për këtë ditën e kaluar në GB News. Edie Rama, njeriu gjigant që ai është, kryeministri i Shqipërisë, ka reaguar dhe ka thënë që është një absurditet i plotë, shifrat e mia janë të gjitha të gabuara. Ai gjithashtu tha se si guxojmë ne si vend të mendojmë për dërgimin jashtë vendit të njerëzve që nuk i kanë plotësuar kërkesat për azil? Ndërkohë, vetë ai po bën një marrëveshje me Italinë për të marrë disa nga azilkërkuesit e tyre të dështuar dhe çfarë është kjo hipokrizi nga ky Bashkim pro-Evropian,” deklaroi Farage.

Kujtojmë që përplasja verbale nisi pas deklaratave të Farage mbi numrin e lartë të shqiptarëve të burgosur në Mbretërinë e Bashkuar, të cilat Rama i cilësoi si të pavërteta dhe fyese.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Nigel Farage (@nigel_farage)

Në përditësim... (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos