Meloni uron Ramën: Miqësia mes dy vendeve tona është forcuar

Nga A2 CNN
13 Maj 2025, 19:18 | Politikë

Meloni uron Ramën: Miqësia mes dy vendeve tona është forcuar

Kryeministrja e Italisë, Gorgia Meloni, ka uruar për fitoren në zgjedhjet e 11 majit kryeministrin Edi Rama.

“Dëshiroj t'i shpreh urimet e mia të sinqerta Kryeministrit Edi Rama për riemërimin e tij në krye të qeverisë shqiptare. Miqësia e thellë dhe bashkëpunimi strategjik që lidh dy kombet tona është forcuar më tej falë nismave të përbashkëta, rezultat i dialogut konstruktiv dhe dëshirës së përbashkët për të adresuar sfidat globale me zgjidhje inovative”, shprehet Meloni, shkruan A2.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë për të forcuar më tej lidhjen midis dy qeverive tona dhe për të arritur objektivat e përbashkëta, duke përfshirë forcimin e stabilitetit në Ballkan dhe avancimin e rrugës evropiane të Shqipërisë" shkruan Meloni në Instagram. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos