“Mirë se të gjeta Shqipëri!”, ambasadorja e re e BE-së mesazh shqiptarëve

Nga A2 CNN
4 Shtator 2026, 15:57 | Politikë

“Mirë se të gjeta Shqipëri!”, ambasadorja e re e

Mirë se të gjeta Shqipëri! E nis në gjuhën shqipe postimin në rrjetet sociale ambasadorja e re e Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa. Përmes një video nga Tirana ajo shpreh mbështetjen e Bashkimit Europian dhe angazhimin e saj për integrimin e vendit tonë. Në mesazhin e saj ajo vlerëson mikpritjen dhe bukuritë e vendit tonë që siç thotë ajo, mezi pret ti përjetojë.

“Krenare që fillova misionin tim si Ambasadore e ri e BE-së në Shqipëri. Mbështetja e udhëtimit të vendit drejt Bashkimit Evropian do të jetë thelbësore për misionin tim dhe mezi pres të punoj me të gjithë ju drejt këtij qëllimi”, shkruan ajo krahas videos.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos