“Mund të studiojë kushdo”, universitet franceze po përpiqen të joshin të rinjtë shqiptarë

Nga Marjo Brakaj
1 Nëntor 2024, 14:57 | Politikë

Franca po përpiqet të joshë nxënësit dhe studentët shqiptarë që të studiojnë në universitetet e saj. I riu maturant nga qyteti i Korçës, Miakel Lipi është një prej të rinjve që po e shqyrton ofertën.

“Kjo është një fazë e vështirë e jetës sime do të thosha sepse, paçka se ne nxënësit kemi vendosur ato degët që duam të vazhdojmë të studiojmë dhe të krijojmë të ardhmen tonë, sigurisht që në fund fare do të kërkojmë profesionin për t’i siguruar të ardhmen vetes. Unë kam vendosur të kërkoj një universitet në Francë kryesisht te shkencat politike ose gazetarie”, tha Miakel Lipi, maturant nga Korça.

Në universitet franceze studiojnë aktualisht 1 mijë e 500 të rinj shqiptarë, ndërsa shifrat pritet të rritet ndjeshëm në vijim.

“Ne duam më shumë studentë shqiptarë në Francë. Të studiojë në universitetet apo shkollat franceze. Prandaj ne jemi këtu me shumë përfaqësues universitetesh dhe shkollash të profileve të ndryshme. Në dispozicion ka edhe shkolla të inxhinierisë, menaxhimit, turizmit, industrisë së modës”, tha Oliver Chiche-Portiche, “Campus France”.

Ndryshe nga Gjermania që ofron lehtësi kryesisht në profilet e kujdesit shëndetësor, në Francë mund të studiojë kushdo.

“Gjithkush që do të ndjekë studimet në Francë, pavarësisht nga fusha e studimit që i intereson është i ftuar të marri pjesë, të kontaktojë me përfaqësues të universiteteve pasi këto të fundit ofrojnë mundësi studimi në të gjitha fushat”, tha Valbona Nano, Ambasada Franceze në Shqipëri.

Të rinjtë shqiptarë që do të studiojnë në Francë, do mund të zgjedhin më pas të qëndrojnë aty ose të kthehen në Shqipëri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos