"Ndikoi Zegjineja në humbjen tuaj?" Gaz Bardhi flet 'pa doreza': Në fushatë merrem me gjëra serioze

Nga A2 CNN
17 Shtator 2025, 21:03 | Politikë

Kreu i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi mohoi ndikimin e memeve të Zegjine Çaushit në humbjen e demokratëve në zgjedhjet e 11 majit në Qarkun e Fierit. Në “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN ai tha se në fushatë është marrë me gjëra serioze dhe nuk ka pasur kohë të shohë memet virale të postuara nga rivalja socialiste.

“As e kam ndjekur në atë periudhë për këtë fenomen kam mësuar e pas fushatës se në fushatë merrem me gjëra serioze dhe jo jo serioze. Kur je në takim me njerëzit nuk ndodh që të shohësh videot. Kisha 6 bashki për ta mbuluar dhe isha 20 orë në kontakt me qytetarët”, tha Bardhi në A2 CNN.

Por për humbjen në zgjedhje, ai shprehet se Qarku i fierit është bastion i socialistëve dhe se partia në pushtet angazhoi të gjitha strukturat për të shantazhuar qytetarë, bizneset e cilindo që mendohej se do votonte, sipas tij opozitën.

“Qarku i Fierit është bastion historik i Partisë Socialiste edhe 2021 dhe fushat 2025 në asnjë mënyrë nuk mund të krahasohen bandat ishin aktive dhe të fuqizuar në një formë të tillë që ishin të papërballueshme, administrata ishte e angazhuar 100% me burimet e saj njerëzore si ushtri elektorale e partisë në pushtet, së treti të gjitha strukturat ligjzbatuese ishin në shërbim të partisë në pushtet për të shantazhuar qytetarë, bizneset e cilindo që mendohej se do votonte opozitën”.

I pyetur se kur do ta bëjë Partia Demokreatike publike faturën e zgjedhjeve, Bardhi u përgjigj: “Brenda afateve që përcakton ligji. Dy muaj pas certifikimit të zgjedhjeve ka detyrimin që të dorëzojnë në KQZ faturat financiare që kanë realizuar gjatë fushatës. Ky afat ka filluar diku nga fundi i gushtit dhe llogariteni vetë se brenda cilit afat do depozitohen të dhënat për çdo qindarkë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos