Qeveria ka miratuar sot ndryshime në strukturën drejtuese të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Me një vendim të posaçëm, Këshilli i Ministrave ka liruar nga detyra zëvendësministrin e deritanishëm, Niko Hyka. Vendimi parashikon që lirimi nga detyra të hyjë në fuqi menjëherë dhe të publikohet në “Fletoren Zyrtare”, shkruan A2 CNN.

Ina Majko e ftuar në podkastin e kryeministrit
Në të njëjtën mbledhje, me propozim të Kryeministrit Edi Rama, është vendosur emërimi i Ina Majkos në postin e zëvendësministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Edhe ky vendim hyn në fuqi menjëherë. (A2 Televizion)