Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, deklaroi në studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, se qytetarët duhet të votojnë Partinë Socialiste që, sipas saj, të mbyllet “një cikël shumëvjeçar tranzitimi”.
“Vetëm aksesi i financës, rregullave dhe ligjeve të Bashkimit Europian, mund ta mbyllë. Ne, me vetëm buxhetin tonë, nuk e bëjmë dot”, tha Denaj.
Në lidhje me projeksionin e mandateve në nivel kombëtar, ministrja u përgjigj: “Unë nuk bëj dot projeksione të sakta, por mendoj që kryeministri të gjithë listën e deputetëve i ka bërë për të marrë sa më shumë mandate".
"Mënyra si jemi përfaqësuar si profile, është e tillë që po të punojmë të gjithë, marrim shumë më tepër mandate. Nëse do të nxjerrim të gjithë votuesit e PS, ne mund të marrim 80 mandate”, shtoi më tej Anila Denaj. (A2 Televizion)