Kryeministri Edi Rama ka propozuar Evis Salan ministre të Shëndetësisë. Sipas kreut të qeverisë, ajo ka një karrierë të pasur nga Nju Jorku në Kembrixh dhe së fundmi në Romë. Rama theksoi se ajo do t’i shërbejë Shqipërisë sipas tij në përpjekjet për në BE.
“Ministrja e Shëndetësisë vjen nga nju Jorku ku ka mbajtur pozicionin e profesores e shefes së radiologjisë abdominale tek universiteti i Kembrixhit dhe së fundmi në poliklinikën Gemelli dhe ushtron profesionin e pedagoges në Romë. Do ta lërë Italinë për të na u bashkuar si ministre e Shëndetësisë në këtë përpjekje historike të Shqipërisë në BE do të sjellë edhe shembullin e shqiptarëve të suksesshëm në botë”.
Evis Sala drejton Qendrën për Imazheri Diagnostike dhe Radioterapi Onkologjike në Poliklinikën “Gemelli” dhe është pedagoge në institucionet e arsimit të lartë, ku kontribuon me përvojën e saj akademike dhe kërkimore për formimin e brezit të ri të profesionistëve të shëndetit.
Prof. Sala ka një karrierë të gjatë akademike dhe kërkimore në Mbretërinë e Bashkuar, ku për shumë vite ka qenë pjesë e Universitetit të Kembrixhit dhe ka bashkëdrejtuar Programin e Avancuar të Imazhimit të Kancerit dhe Programin e Integruar të Mjekësisë së Kancerit në Qendrën e Kërkimit të Kancerit në Kembrixh. (A2 Televizion)