Ngjarja në Laç, Dash Shehi: Në 2025-ën plas pushka si në Vlorën e ’97-ës

Nga A2 CNN
3 Maj 2025, 18:51 | Politikë

Ngjarja në Laç, Dash Shehi: Në 2025-ën plas pushka si

Dashamir Shehi ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur pak pas mesdite në afërsi të Kishës së Laçit, ku pesë persona mbetën të plagosur nga të shtënat me armë zjarri.

“Në Shqipëri plas pushka si në Vlorën e 1997-ës! 5 të plagosur me armë zjarri sot në Laç, mes tyre edhe një grua që shiste qirinj pranë Kishës. Këta nuk njohin më respekt as për vendet e shenjta. Po roli i shtetit ku është? Apo është përqendruar te fushata e Edi Ramës. Duke iu uruar shërim të shpejtë të plagosurve, kërkoj me forcë krijimin e Xhandarmërisë Kombëtare, si një instrument efikas për vendosjen e rendit dhe sigurisë. Krijimi i Xhandarmërisë Kombëtare, dhe shkëputja e lidhjeve të Policisë me krimin, janë pika kyçe të platformës së koalicionit 'Djathtas për Zhvillim', i cili mban numrin 9 në fletën e votimit në zgjedhjet e 11 majit 2025”, tha Shehi përmes një postimi në Facebook.

A2 CNN mësoi se është qëlluar me armë drejt një makine pas një konflikti të çastit. Nga të shtënat janë lënduar pesë persona, njëri prej tyre është në gjendje të rëndë. A2 CNN mëson gjithashtu se një nga të plagosurit është shitësi i qirinjve dhe të gjithë janë dërguar për ndihmë mjekësore më të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë. Të lënduarit janë; Amarildo Ndoj, Liridon Ismaili, Daniel Gjeloshi, Geri Bitri dhe Angjelina Gjezaj (shitësja). Policia ka identifikuar autorin dhe e ka shpallur në kërkim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos