Para nisjes së sezonit politik, kryeministri Edi Rama do të diskutojë me deputetët dhe ministrat për atë çfarë do të bëjnë duke nisur nga Shtatori.
Takimi i nisur këtë të diel në Drilon të Pogradecit do të vijojë edhe gjatë të hënës, ku të gjithë drejtuesit politik dhe kryetarët e komisioneve do të prezantojnë secili prej tyre gjetjet dhe rekomandimet për dy dokumentat “Besën dhe “Praninë besnike” se si ta bëjnë partinë “më të afërt me qytetarët”.
Takimi ka nisur prej orës 11:30 me drejtuesit politik dhe kryetarët e komisioneve do të vijojë gjithë ditën. Në mbrëmje është parashikuar një darkë pune mes qeverisë, drejtuesve politik dhe kryetarëve të komisioneve, ndërsa të hënën do të rikthehen sërish diskutimet më formale.
Agjenda sipas burimeve të A2CNN:
-11:30-12:30 Takimi nis me fjalën e kryeministrit.
-12:30-14:30 Diskutime për sezonin e ri politik dhe refleksione mbi Besën dhe Praninë Besnike.
Pas Dreke
-15:30-16:00 Prezantohet platforma për vlerësimin e aktivitetit mediatik
-16:00-17:00 Diskutime
-17:00-18:00 Konkluzionet e takimit nga KM
-19:00 Darkë pune me drejtuesit politik, kryetarët e komisioneve dhe qeveria
(A2 Televizion)