
Ka nisur me debate për Reformën Territoriale seanca e sotme e Kuvendit të Shqipërisë.
Deputetja demokrate Ina Zhupa kërkoi nga mazhoranca të mos veprojë në mënyrë të njëanshme për ta dështuar reformën, sikurse ka ndodhur në vitin 2014. Sipas Zhupës diçka e pavotuar në Konferencën e Kryetarëve nuk mund të futet në votim në seancë.
“Nuk është votuar në Konferencën e Kryetarëve dhe diçka e pavotuar në Konferencën e Kryetarëve nuk mund të futet në votim në seancë.
PD ka qenë gjithmonë e gatshme për t’i qëndruar vendimit të votuar në Kuvend nga të dyja forcat për ta bërë reformën territoriale.
E bëtë njëherë territorialen në 2014 dhe ka qenë e dëshmuar. Tërhiqeni atë projekt-vendim që keni futur sot pa rregull dhe rregullore dhe janë dy bashkëkryetarët që duhet të bashkërendojnë për mbledhjet, nuk mundet që PS t’i imponohet PD-së.
Prandaj janë dy bashkëkryetarë.
Mos veproni në mënyrë të njëanshme për të dështuar Reformën Territoriale siç e dështuar në vitin 2014!”, tha Zhupa raporton A2CNN. (A2 Televizion)