Dashamir Shehi parashikon se vendi rrezikon të kthehet si Rusia apo Azerbajxhani nëse më 11 maj i jepet një tjetër mandat kryeministrit Edi Rama.
Në emisionin “Of the Record”, Shehi u shpreh se vota e diasporës do të jetë e emancipuar dhe do të shkojë në drejtim të opozitës.
“Pres që votojnë këta 250 mijë maksimalisht. Besoj se mbi 200 mijë do të votojnë se e kanë marrë këtë mundim. Ata duke jetuar në një realitet më të emancipuar do sjellin një votë të tillë. Unë kam shpresë se ata do të ndikojnë dhe te vota e familjarëve në Shqipëri. Unë jam shpresëplotë që do të votojnë për opozitën.
Jetojnë në Gjermani, Francë e demokraci. Ka demokraci ku rri 12 vjet kryeministri me ca pretendime të kota. Unë them që vota e tyre do të jetë i lirë. Shpresoj se do ketë një rezultat të mirë dhe për grupin tonë politik. Do ketë defekte abuzime të vogla, por kjo është fitore e madhe për demokracinë shqiptare. Besoj se dhe ata duan ndryshim. Por e kuptojnë që edhe qeverisja më e mirë nuk mund të jetojë 16 vjet. Këto sistemesh janë ato të Putinit, Azerbajxhanit. Ne rrezikojmë të kthehemi në vendet postkomuniste. Do jetë tragjike”, tha Shehi. (A2 Televizion)