Nuk do të ketë normalitet në seancë! Bardhi: Deputetët e përjashtuar do të merren me organizmin e protestës

Nga A2 CNN
28 Tetor 2024, 17:02 | Politikë

Deputetët e përjashtuar nuk do të marrin pjesë në seancën e sotme parlamentare, pasi do të angazhohen për organizimin e protestës së nesërme.Është ky vendimi i grupit parlamentar demokrat, i cili u njoftua nga Gazment Bardhi.

"Deputetët e përjashtuar do të shpërndahen menjëherë në kryesitë e degëve të PD për të organizuar protestën e nesërme".

Në një deklaratë për mediat, Bardhi tha se deputetë që do marrin pjesë nuk do të lejojnë normalitet në sallën e Kuvendit.

“Ata që marrin pjesë në seancë do të bëjnë gjithçka për të vijuar aksionin e opozitës dhe për të mos lejuar normalitet”, tha Bardhi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos