“Nuk ndryshojmë historinë për koalicionet”, Gjiknuri në A2 CNN: Pse të krijojmë avantazh për ata e disavantazh për ne

Nga A2 CNN
9 Korrik 2024, 19:49 | Politikë

“Nuk ndryshojmë historinë për koalicionet”, Gjiknuri

Damian Gjiknuri sqaroi në një interviste për A2CNN pse nuk i dhanë opozitës koalicionet me listat e përbëra të kandidatëve për deputetë. Sipas tij ky do të ishte një disavantazh për Partinë Socialiste.

“Unë nuk mund të kthej rrotën e historisë. Unë jua them mos u merrni me historinë nëse keni shumicë rreshtohuni si koalicion i ri me gjithë subjektet e kandidatët dhe konkurroni. Sistemi nuk favorizon asnjë. Nuk ka asnjë model të tillë, deformon votën dhe të krijon avantazhe të padrejta. Nuk ka asnjë standard, por vetëm një dëshirë. Nuk jemi në biznesin e plotësimit të dëshirave. Secila palë duhet të vijë me ide konkrete më shumë është sebep nga opozita për të mos pasur marrëveshje për reformën zgjedhore. Ky ligj zgjedhor u kalua në filtër nga ODIHR dhe komisioni i Venecias.”

Gjiknuri tha se ftesa për konsensus vijon, ndërsa argumentoi edhe çështjen e votës së Diasporës dhe herësit në listë.

“Ne do të tentojmë në forma dialogu me të gjithë aktorët në Kuvend për të adresuar votën e  Diasporës dhe herësin. Nëse do të gjejmë votat, do ta miratojmë, por kjo ka rrezik të dështojë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos