“Nuk i frymëzoni njerëzit”, Nazarko ja thotë troç deputetit të PD: Mobilizoni nervin

Nga A2 CNN
20 Prill 2026, 20:47 | Politikë

Protesta e opozitës nuk i ka frymëzuar qytetarët, deklaroi analisti Mentor Nazarko, duke komentuar tubimin e fundit të thirrur nga PD përballë Kryeministrisë.

Sipas Nazarkos Partia Demokratike nuk po frymëzon as sa në vitin 2021, duke theksuar se duhen protesta me sfond social, dhe jo të lidhura me çështjen e zgjedhjeve të lira, apo me sfond denoncues.

Pas shumë vitesh në pushtet të së majtës, nëse s’do kishim protesta, atëherë do t’i binte që do ishim shoqëria apo shteti më i lumtur në Europë, ndërkohë që s’është kështu. Kur shkon puna te tematikat që përzgjidhen si tematika dominante, tematikat që përmendi z.Baçi, mendoj që nuk janë frymëzuese, çështja e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, dimensioni denoncues, nuk janë dy dimensione që frymëzojnë njerëzit. Mendoj që protestat që kanë sfond social, probleme të qytetarëve, vërtet që do të ishin më masive dhe vërtet do ta mobilizonin nervin, që thotë z. Baçi”, tha Nazarko, duke iu drejtuar deputetit demokrat, në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos