"Pjesëmarrja e ulët nuk i bën zgjedhjet jo legjitime", Celibashi zbulon kur del rezultati

Nga A2 CNN
9 Nëntor 2025, 19:13 | Politikë

"Pjesëmarrja e ulët nuk i bën zgjedhjet jo legjitime",

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka dalë në një konferencë për mediat rreth një orë pas mbylljes së qendrave të votimit në të pesta bashkitë e vendit, ku u zhvilluan këtë të dielë zgjedhjet e pjesshme lokale.

Celibashi tha se procesi i votimit ka qenë i qetë dhe nuk janë regjistruar problematika. Ai po ashtu bëri me dije se procesi i numërimit do të nisë në orën 22:00 dhe deri para mesditës së të hënës mund të kemi emrin e kryetarëve të rinj të bashkive të Vlorës, Beratit, Tepelenës, Matit e Cërrikut.

“Nuk kemi evidentuar problematika që kanë cenuar standardin e procesit të votimit. Procesi i identifikimi është kryer 100 % nëpërmjet pajisjes elektronike të identifikimit, ka nisur procesi i dorëzimit të përgatitjes të bazës materiale, disa janë në procesi drejt vendeve të numërimit dhe shumë shpejt do të nisë procesi i numërimi. Krahas procesi të numërimit manual do të bëhet vlerësimi i fletëve të votimit edhe nëpërmjet AI. Të dhënat e numërimit duke përdorur AI do të pasqyrohen në faqen e KQZ. Suksesi i KQZ matet me sa në mënyrë profesionale i organizon dhe përgatit zgjedhjet. Mendoj që zgjedhjet ashtu sikurse dhe zgjedhjet e 11 majit u përgatiten shumë mirë nga pikëpamja teknike, logjistike nga ana e KQZ. Profesionalisht janë të organizuara shumë mirë, të krahasueshme me zgjedhjet më të mira të vendeve europiane”, tha ai.

I pyetur nga gazetari i A2 CNN, Ervin Koçi nëse quhen legjitime zgjedhje me pjesëmarrje që nuk e arrin 13% në Vlorë, Celibashi tha: “Nëse 12% e qytetarëve të Vlorës kanë dashur të marrin pjesë në votime do të thotë që ai është vullneti i tyre dhe pjesa tjetër për arsyet që ata e dinë, nuk kanë dashur të marrin pjesë në votime, por kjo nuk i bën zgjedhjet jo legjitime në mënyrë absolute.” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos