Manjola Nikollo është ish-zyrtarja e radhës nga Partia Demokratike që largohet nga radhët e opozitës dhe pranon një detyrë në administratë.
Sipas të dhënave më të fundit, Nikollo ka pranuar të jetë nënkryetarja e re e bashkisë së Sarandës, e cila drejtohet nga Oltion Çaçi.
Emërimi i saj vjen në vazhdën e kalimeve të disa përfaqësuesve nga radhët e demokratëve drejt atyre të Partisë Socialiste.
Manjola Nikollo dha dorëheqjen si kryetare e PD-së në Sarandë për të marrë pjesë në primare, më pas ajo hoqi dorë edhe nga pjesëmarrje në listën e hapur të PD-së në qarkun e Vlorës më 11 maj. (A2 Televizion)