Dashnor Sula, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, deklaroi se opozita nuk po tregohet e nxituar me kërkesën për shkarkim të Presidentit Bajram Begaj, por, sipas tij, ajo “nuk mund të sillet si mazhorancë pa kuptuar se deri ku shkon gjëja”.
“Politikisht, opozita ka të drejtë. Por, fillimisht duhet t’i dërgonte shkresë zyrtare Presidentit dhe t’i kërkonte llogari si i ka marrë lekët. Unë kam qenë deputet edhe në mazhorancë, edhe në opozitë. Ndoshta më ka ngelur edhe nga puna e prokurorit që nuk flas para kohe. Politikë do të bësh, por të drejtosh gishtin ndaj një personi është shumë e rëndë”, tha Sula.
Sipas tij, fillimisht duhen grumbulluar provat e më pas të sulmohet.
“Grumbullo faktet, provat dhe në fund pastaj nxirri ujin e zi”, tha Sula. (A2 Televizion)